Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE janë dakorduar edhe për një raund sanksionesh ndaj Rusisë e cila invadoi Ukrainën ditë më parë. Masat që u shpallën vonë të shtunën pritet tu prezantohen liderëve të BE’së. Ato mund të bëhen efektive ditëve në vijim.
Sipas dakordimit më të ri, disa banka ruse do të hiqen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT. Kjo është bërë me dije nga shefja e BE’së Ursula von der Leyen.
Ajo ka thënë se ky hap do të ndalë operimet ndërkombëtare të këtyre bankave dhe efektivisht do të bllokojë eksportet dhe importet e Rusisë. Von Der Leyen ka theksuar se kjo lëvizje është dakorduar me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë. Masat tjera të shpallura të shtunën vonë, përfshijnë ndalesat për oligarkët rusë për përdorimin e aseteve brenda tregjeve të BE’së.
Liderët e BE’së tashmë kanë aprovuar dy raunde të sanksioneve që targetojnë financat ruse, sektorët e energjisë dhe transportit dhe kufizimin e lëshimit të vizave. Ndëshkimet përfshijnë edhe ndalimin e udhëtimebe dhe ngrirjen e aseteve të rrethit të njerëzve të Presidentit Putin.