Rregullatorët e SHBA-së e kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën me një dozë të kompanisë Johnson & Johnson.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo vlerësohet të jetë vaksina e tretë e aprovuar në SHBA në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.
Vaksina duket se është një alternativë me kosto efektive dhe mund të ruhet në një frigorifer të zakonshëm në vend të frigoriferi me ngrirje të thellë.
Provat zbuluan se vaksina parandalon të sëmurit rëndë dhe rezultoi 66 për qind efektive në përgjithësi kur përfshiheshin rastet e moderuara.
Kompania ka rënë dakord ta furnizojë SHBA-në me 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër.