Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShaqiri: Nëse KSI kanë vlerësuar se maskat për fëmijë nuk duhen fare,...

Shaqiri: Nëse KSI kanë vlerësuar se maskat për fëmijë nuk duhen fare, unë e pranoj atë rekomandim

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se pranon rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive që nxënësit e shkollave fillore të mos mbajnë maska, por vendimin përfundimtar pritet ta marrë e gjithë qeveria në seancën e ardhshme të rregullt të martën.

“Çdo rekomandim nga Komisioni është i mirëseardhur. Nëse ata kanë vlerësuar se maskat për fëmijë nuk duhen fare, unë e pranoj atë rekomandim. Seanca e Qeverisë mbahet çdo të martë. Nëse miratohet, do të duhet të respektohet. Nuk e kam atë informacion për momentin, tha Shaqiri në një pyetje gazetareske pas vizitës së sotme në një kompani tetovare.

Në pyetjen e një gazetari se a do të marrë masa për Komunën e Tetovës për shkak të konfliktit me drejtorin e një shkolle të mesme për gjoja shkarkimin, ministri tha që të mos ndikohet në procesin arsimor në shkolla.

“Unë si ministër i respektoj të gjitha në mënyrë hierarkike sa i përket funksionimit të një institucioni arsimor dhe për rastin konkret, jo vetëm për Tetovën, nëse ka një shkarkim të drejtorit që do të përcaktohet nga Inspektorati i Arsimit dhe nëse komuna nuk vepron ligjërisht vjen në Ministri dhe për ta respektuar ligjin do të veproj në ato komuna ose në shkolla të caktuara ku hasim problem me shkarkimin e drejtorit”, tha Shaqiri.

Pas vitit të kaluar, kur filloi koncepti i ri për arsimin fillor në klasën e parë dhe të katërt, tani vazhdon me të dytën dhe të pestën, dhe ministri tha se shërbimi pedagogjik përgatit të gjitha dokumentet e nevojshme për të thirrur autorët për tekste dhe planprograme specifike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!