Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniShaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të bëhem...

Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të bëhem sërish deputet

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Kamberi ka thënë për Klankosova se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.

“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8.400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”, tha ai.

Kamberi theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”, tha Kamberi, i cili para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!