Sot, e shtunë (24.02.2018) në Shtip, u zhvillua Kampionati Shtetëror në karate për senior. Në këtë kampionat me një sportist u paraqit edhe Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga.
Sportisti i mirnjohur Strugan, Shaban Murtishi garoi në kategorinë -60 kg. Në këtë kategori ishin të paraqitur 6 sportistë nga klube të ndryshme.
Në duelin e parë shorti i ra me garuesin Goran Nikolovski (k.k Metalurg) të cilin e fitoi me rezultat 2:0. Në duelin e dytë u takua me sportistin nga k.k Shkëndija Albion Idrizi, të cilin e fitoi me rezultat 4:0 dhe me këtë fitore u plasua ne finale të këtij kampionati. Në finale u takua me sportistin vendas Emil Pavlov, fitorja në këtë duel i takoi Pavlovit me rezultat 2:0.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe formën e treguar të sportistit tim Sh. Murtishi.
Tani na presin edhe shumë aktivitete, siq është Kampionati Ballkanik, që këtë vit do të zhvillohet më 24-25 mars në Stamboll të Turqis dhe më të mirët nga këto dy aktivitete, do të kualifikohen për kampionatin Evropian në karate që do të zhvillohet në muajin Maj, në Serbi.