Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSërish kontrolle në një tjetër rrjet të madh supermarketesh

Sërish kontrolle në një tjetër rrjet të madh supermarketesh

Gazetar: Ile Petrevski

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka hyrë në një tjetër zinxhir të madh supermarketesh. Po shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe kontrollohet nëse respektohen rregullat e reja të tregtisë, shkruan Alsat.

Nëse inspektorët konstatojnë se ndonjë tregtar nuk i bindet vendimit të qeverisë për të shitur ushqimet bazë pa TVSH, do të gjobiten në përputhje me rrethanat.

Për momentin nuk bëhet i ditur emri i kompanisë, por drejtorja e DAP-it Sanja Lukarevska në Magazinën Ekonomike në Alsat tha se kontrollet nuk do të ndalen dhe të gjithë tregtarët do të kontrollohen në detaje.

“Duhet të bëjmë analizat e duhura për të parë se për sa objekte bëhet fjalë, sepse çdo objekt është i ndryshëm, me tatimpagues të ndryshëm. Dhe ne duhet të kemi numrin ose burimet që kemi në dispozicion në të ardhmen”, tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Gjatë javës së kaluar, Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Pubike ka hyrë në dy rrjete të mëdha supermarketesh, por sipas informacioneve janë kontrolluar edhe mishtoret, furrat e bukës, restorantet e brumërave dhe dyqanet më të vogla për respektimin e masave të qeverisë për tregtinë.

Pra, produktet ushqimore bazë në vend të 5% kanë TVSH 0%, e cila vlen për bukën, miellin, vajin, qumështin, mishin e freskët, orizin dhe vezët. Deri më tani, disa prej tregtarëve, nga ana e DAP-it, janë gjobitur nga 150 e deri në disa mijëra euro, varësisht nga madhësia e tregut./ Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments