Serbia hap konsullatë në Ohër, do të mbulojë edhe Strugën

0
19

Serbia ka vendosur të hapë konsullatë në Ohër dhe Mihajlo Filev është shpallur konsull nderi.

Në Gazetën Zyrtare të Serbisë bëhet e ditur se kjo konsullatë në Maqedoninë e Veriut do të mbulojë komunat e Ohrit, Strugës, Vevçanit, Debarcës, Kërçovës, Dibrës dhe Qendër Zhupës.