Senad Idrizi dhe Amir Asllani janë nisur sot nga Tetova për në Haxh me biçikleta. Këto dy tetovar u përcollën nga familjarët, shokët dhe miqtë e tyre në rrugën e tyre për në Meke dhe Medinë.
Rruga nga Tetova për në Mekë është 4.563 kilometra të cilën këto tetovar të tërën do ta kalojnë me biçikleta,shkruan Almakos, transmeton Struga Ekspres.
Ata kanë marr mjetet e nevojshme për siguri gjatë rrugës si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore para se të nisen për në Haxh.
Përndryshe, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë çmimin e Haxhit për sivjet e ka vendosur 4.100 euro.