Selver Ajdini
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është analiza e marrëveshjes trepalëshe në Shtëpinë e Bardhë.Edhe pse e dëgjova dhe e lexova disa herë thuajase në të gjitha mediat me relevancë .
Ashtu siç e thanë përpiluesit e saj, është marrëveshje”për tejkalimin e ndasive” dhe “e orientuar në zhvillimin ekonomik”.
Trump e quajti marrëveshje të rëndësishme madje historike.
Hoti e konsideroi si hap i madh drejt njohjes reciproke.
Ndërsa Vuçiq siç ndodhë rëndom në genin e tyre me intriga e shtrembërime se gjoja na qenka marreveshje dypalëshe e jo trepalëshe dhe se nuk parashihet njohja e Kosovës.
Disa thonë që është marrëveshje e dëmshme për ne,disa te tjerë thonë që është një hap përpara .
Unë po i lë kohës të shohim sa fituam e fjalën humbëm nuk duhet ta themi më sepse i bie që na mashtroi aleati ynë i përhershëm ,SHBA-të,e këtë as që dua ta besoj.
Kaq për sa i përket kësaj marrëveshje,të jemi të durueshëm e të presim një vit.
Por siç ndodhë rëndom te Ne me turr e vrap fjalën e parë që e dëgjon dhe e lexon eshtë -Humbëm.
Prandaj theksin do e ndal këtu ke “humbja”.
Më kujtohet në kohën që NATO po zhvillonte bombardimet ne Serbi ,po degjoja në orët e vona një program të tyre live ne radio ku moderatori i emisionit kohë pas kohe inkuadronte dëgjues dhe ata shprehnin revoltën por dhe mosdorëzimin.Për habinë time njëri prej tyre dhe jo vetëm, thoshte :tash jemi keq dhe duan të na e marrin Kosovën por Ne do punojmë njëqind vitet e ardhshme që ta rikthejmë Kosovën,e për dreq fjalën “e humbëm” që unë dëshiroja ta dëgjoja me padurim ,ata assesi ta përmendnin.
Beogradi është kryeqyteti i vetëm në Europë që për njëqind vitet e fundit u bombardua 3 herë,por ata perseri nuk thanë që humbëm.
Ata humbën
luftën në Kosovë dhe shumë luftra të tjera,humbën edhe në futboll në kryeqendrën e tyre, por përsëri nuk thanë që humbën .
U bombarduan nga NATO-ja, por dalëngadalë po arrijnë të ringrisin miqsitë e vjetra në saje të asaj që dinë si të luajnë rolin e viktimës por kurrsesi të humbësit.
Po harrojmë ose më mirë thënë po i mësojmë gabimisht
gjeneratat e reja se ne jemi humbës por jo , geni jonë nuk është i tillë (humbës) .”Humbës” jemi vetëm nga shkaku që nuk i pranojmë fitoret e vëllaut sepse shpesherë disa nuk e kanë guximin, trimerinë dhe intelektin për të qenë pjesë e lufës dhe proçeseve politike ,prandaj më mirë dhe më lehte e quajmë -humbje.
Për të ndjekur shembuj të mirë i kemi gjermanët.Ata edhe kur nuk i kanë shancet për të fituar ne mendjen tonë është ngulitur bindja që ata do fitojnë dhe jo rrallëherë vertetë ia dalin.Gjermani është gjerman ,themi ,sa mirë ,apo jo ?!
Çelësi kyç është se edhe Ne kemi aftësi mendore dhe mundësi natyrore.I kemi mundur ne beteja ,kemi me i mundur edhe në politikë,sport ,kulturë ,art etj.
Mos ua japim këtë mundësi e këtë knaqësi të ndihen të fortë.
Të ngrisim brenda vetes një ,Gjergj Kastriot-Skenderbe,Gonxhe Bojaxhiu,Miq Sokol,Faik Konica,Abdyl Frashër,Ramadan Zaskoku,Adem Jashar ….
Mos ua japim mundësinë dhe knaqësinë.
që të na mundin psikologjikisht dhe të na sjellin në gjendje inferiore përgjithmonë përballë tyre.
Të ngrisim brenda vetes një Odise !