Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela: Skenari Zaev-Mijallkov dëshmoi se aktorët e regjimit të kaluar, sot janë...

Sela: Skenari Zaev-Mijallkov dëshmoi se aktorët e regjimit të kaluar, sot janë me LSDM-në

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend ka komentuar “arratisjen” dhe “rishfaqjen” e ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov. Sela tha se ngjarjet e fundit dëshmojnë skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit, ndërsa rasti i fundit sipas tij dëshmon se krerët e regjimit të kaluar sot janë në koalicion me LSDM-në.

“Më skandalozja është vendimi, Sasho Mijallkov sërish është në paraburgim shtëpiak. Kjo dëshmon skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit. Skeanre të cilat unë ua kam thënë kur më keni pyetur se si mund të paralajmëroni koalicion me VMRO-DPMNE-në duke i marrë parasysh ngjarjet e 27 prillit. Kam thënë se të gjithë akterët që bënë skenare të tilla me 27 prill, sot janë me qeverinë, ja dëshmia” deklaroi Sela. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments