Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela rrëfen tmerrin e 27 prillit: Më goditën me monitor dhe shtizë...

Sela rrëfen tmerrin e 27 prillit: Më goditën me monitor dhe shtizë flamuri

Ziadin Sela dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit në tentativën për vrasje ndaj tij më 27 prill të vitit kaluar.
Në deklaratën e tij në Gjykatë Sela shpjegoi momentet kritike, duke potencuar goditjet në kokë me ekran kompjuteri, goditjet me shtizë flamuri dhe grushtet.

“Unë nuk e besoj se Parlamenti duhet të ketë skute të errëta jashtë objektivit të kamerave të sigurisë. Pse nuk ka dal asnjë incizim prej momentit kur unë sulmohem, kjo edhe njëherë e dëshmon atë që thash pak më herët, se prapa sulmeve të 27 prillit, nuk janë vetëm ca individë dhe doras që kanë bërë sulmin, por ka një organizim të mirëfilltë të strukturave të shtetit të atëhershëm të cilët kanë planifikuar me detaje gjithçka. Zaten edhe tendencat për vjedhjen e incizimeve nga kamerat e Kuvendit, e dëshmojnë edhe njëherë këtë që sapo thashë”, deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments