Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Kryesimi me BE-në, roli i Bullgarisë vendimtar

Sela: Kryesimi me BE-në, roli i Bullgarisë vendimtar

Me marrjen e presidencës së BE-së nga shteti bullgar, vendet e Ballkanit, veçanërisht Maqedonia, pret shumë përfitime politike.
Kjo është dëshmuar muajt e kaluar edhe në fjalimet e përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë bullgare të cilët kanë thënë se do të kontribuojnë që Ballkani të jetë kryeqendër e bisedimeve me afrimin drejt BE-së.

Kështu vlerëson profesori universitar, Ylber Sela, sipas të cilit një element që i kontribuon asistencë Bullgarisë ndaj Maqedonisë për përafrimin mes saj dhe BE-së, i ka paraprirë edhe marrëveshja e arritur mes dy qeverive, që tregon përmirësimin e dukshëm të raporteve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sela njëherit fton politikanët në vend që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të kontribuojnë maksimalisht brenda politikës vendore.

“Liderët politikë në Maqedoni duhet ta shfrytëzojnë këtë moment, këtë fat dhe këtë vit që mund ta quaj vit historik për Maqedoninë dhe shpresoj që Bullgaria të kontribuojë mjaft që Maqedonia në qershor të marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në dhe po ashtu Bullgaria do të kontribuojë që Maqedonia të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, një problematikë që tashmë disa vite me radhë i ka bllokuar proceset eurointegruese dhe besoj se roli i Bullgarisë në këtë drejtim do të jetë shumë i madh dhe shumë vendimtar”, deklaroi profesori universitar, Ylber Sela.

Me fillimin e vitit, Bullgaria ka marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që merr një pozitë të tillë për gjashtë muajt e ardhshëm, me çka pritet të rrisë perspektivën për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!