Pas paralajmërimeve se së shpejti mund të ndodhë që shumicës Parlamentare ti bashkangjiten edhe dy Lëvizjet Besa, dhe PDSH, opozitë e vetme shqiptare ne vend mbetet vetëm Aleanca për Shqiptarët.
Profesori Universitar Ylber Sela, për TVM2, ka pohuar se viti 2018, është vit historik për Maqedoninë, andaj pritet që vendi të gjejë një kompromis rreth çështjes, dhe të debllokohet procesi euro-atlantik.
“Për temat të cilat e tangojnë tani Maqedoninë, mendoj se edhe pozita edhe opozita, duhet dhe do ti përkrahin këto qështje të rëndësishme, dhe kësaj radhe nuk do ta luajnë më rolin opozitar, por do të shohin që Maqedonin ta drejtojnë drejtë BE dhe NATO. Dhe ajo që është e rëndësishme është se duhet tani të gjithë të bashkohen rreth qështjeve të cilat e tangojnë Maqedonin, sepse ky është një vit historik“ – u shpreh profesori universitarë, Ylber Sela.
Ndërsa profesori Universitar Isa Spahiu, pohoi se zëri opozitarë shqiptarë po zbehet, sepse se me kycjen e të gjitha partive në Qeveri, po plotësohen qëllimet dhe interesat e partive për të qenë në Qeveri, por që i ngjan sistemit të njëmendësisë, system ky i zhdukur shume vite me pare.
“Futja në qeveri e të gjitha partive shqiptare, me përjashtim me Aleancën, delë që ato po i realizojnë qëllimet dhe objektivat e tyre, ndërsa për popullin është problem tjetër, sepse me futjen e të gjitha këtyre partive në Qeveri, po shuhet zëri opozitarë, dhe në këtë mënyrë ne si Shqiptarë nuk do të mund ti artikulojmë të drejtat tona si shqiptarë” – tha profesori universitarë, Isa Spahiu.
Lidhur me këtë Kryeministri Zoran Zaev, kohë më parë kishte pranuar se ai është “pro” kyçjes së subjekteve tjera politike në shumicën qeveritare, me qëllim të arritjes së qëllimeve që vendi të gjejë një zgjidhje të pranueshme rreth emrit.