Kreu i Iniciativës për Reforma në PDSH, Zijadin Sela thekson se për aferën e përgjimeve në Maqedoni, nevojitet ndihma e gjykatave evropiane. Sipas tij, vetëm të huajt mund të ndihmojnë në zgjidhjen juridike të çështjes, në një kohë që as qytetarët nuk i besojnë më sistemit vendor të drejtësisë.
Në lidhje me ngjarjet brenda partisë së tij dhe mosmarrëveshjet me Menduh Thaçin, Sela thotë se Kongresi i Iniciativës për Reforma në PDSH i cili duhet të mbahet më 21 mars, është ai legjitimi.
Sela thotë se iniciativa e tij është e hapur për të gjithë ata që kundërshtojnë uzurpimin e PDSH-së.Alsat-m