Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela: Keq-menaxhimi i Covid 19, ka lënë mbi 40.000 qytetarë të papunë

Sela: Keq-menaxhimi i Covid 19, ka lënë mbi 40.000 qytetarë të papunë

Mbi 40.000 qytetarë në Maqedoninë e Veriut janë larguar nga puna si pasojë e keq-menaxhimit të pandemisë me Covid 19. Kështu tha lideri i ASH-së, Ziadin Sela në “Klna Debat” në Klan Maqedoni.

Kreu i ASH-së tha se qeveria e re e ka nisur keq, duke mos shënuar asgjë pozitive.

“Edhe mësimi nisi on-line me shumë probleme për shkak të keq-organizimit. Shumë nxënës për fat të keq kanë mbetur jashtë procesit mësimor”, tha Sela.

Për mënyrë se si qeveria menaxhon pandeminë, flasin shifrat, tha më tej Sela.

“Maqedonia e Veriut ka numin më të lartë të vdekshmërisë në rajon nga Covid 19. Flasin për këtë të dhënat e institucioneve ndërkombëtare. Mortaliteti në 1 milion banor, nga Covid-19 në Macedonia është 378, Kosova ka 264, Bosnja & Hercrgovina-259, Shqipëria – 137, Bullgaria-120, Serbia-107, Kroacia- 71 dhe Greqia 40”, deklaroi më tej kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments