Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka bërë thirrje që të votohet kandidati shqiptar Blerim Reka, sepse ai reflekton një simbolikë dhe dëshmi të së kaluarës.
“Blerimi do të jetë treguesi më i mirë i madhështisë që e kanë shqiptarët në trojet e veta. Dhe natyrisht Reka është simbolika dhe dëshmia që në tregon se cka ka ndodhur me shqiptarët në këtë kaluarën., Në kohën kur na servohej vëllazërim- bashkimi ashtu si sot na servohet një jetë e përbashkët për të gjithë që është e rrejshme.
“Blerimi thotë shtet të përbashkët për të gjithë, të barabartë shqiptarët me maqedonasit. Unë nuk kam dilema se Blerimi do të jetë kandidati i gjithë shqiptarëve, për të gjithë ata që nuk e kanë harruar të kaluarën e tyre si vlerë dhe gjak shqiptari”, theksoi Sela.