Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: BFI të qëndrojë larg politikës, deri tani ka punuar si shtab...

Sela: BFI të qëndrojë larg politikës, deri tani ka punuar si shtab i BDI-së

Ish kreu i BFI-së e din më së mirë se nën kontroll të kujt ka qenë dhe çfarë ka bë. Është skandal ku një subjekt politik, kyçet dhe ndërhyn direkt në punët e një institucioni që me Kushtetutë është i pavarur, shteti është sekular, subjektet politike duhet të veprojnë konform këtij rregulli dhe mos të përzihen në punën e Bashkësive Fetare. Ne e kemi ditur që Bashkësia Fetare Islame ka punuar si shtab zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe natyrisht që ka qenë skandaloze- deklaroi  Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

 

Nga partia e Ahmetit nuk komentojnë përfshirjen e tyre në BFI ndërsa zgjedhjet i komentojnë si çështje e brendshme e Institucionit fetar.

Bashkimi Demokratik për Integrim

“Zgjedhjet janë çështje e brendshme organizative e BFI-së dhe ne e respektojmë autonominë e institucionit si dhe vullnetin e besimtarëve dhe drejtuesve të BFI-së në përputhje me rregulloret dhe kushtetutën”

Për përfshirjen e politikës në BFI janë shprehur edhe nga VMRO-DPMNE. Deputetja Ivanka Vasilevska ka thënë se deklaratat e Sulejman Rexhepit flasin qartë për ndikimin e pushtetit në BFI.

 Deklaratat e ish-Reisit të BFI-së, Sulejman Rexhpi vetë i konfirmojnë këto. Ai në intervistë pranon se në periudhën para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 ka qenë i ftuar nga i lartë përmenduri që të ndikojë ndaj besimtarëve mysliman në Maqedoni që të votojnë për kandidatin Stevo Pendarovski në këmbim të lokacionit në Kala dhe pagesë të mjeteve për BFI-në në afat prej 20 ditëve- pohoi Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.

Ish-kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi së fundmi deklaroi se gjatë gjithë kohës ka mbrojtur anën e BDI-së. Po ashtu se me kërkesë të LSDM dhe BDI në zgjedhjet presidenciale ka mbështetur Stevo Pendarovskin. Por qëndrimet e këtilla të Rexhepit i demantuan nga kabineti i presidentit Pendarovski

Mefail Ismaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!