Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSela: Anëtarët tanë u larguan në mërgim për shkak të gabimeve të...

Sela: Anëtarët tanë u larguan në mërgim për shkak të gabimeve të pushtetit

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot Kuvendin Qendror në të cilin janë marrë disa vendime, përfshirë edhe largimin e disa prej anëtarëve të saj. Këtu bëhet fjalë kryesisht për anëtarë të kryesisë qendrore të partisë të cilët janë larguar nga vendi.

Kreu i partisë, Ziadin Sela deklaroi se ata u larguan për shkak të fenomenit ugurzi të mërgimit, të cilin e krijuan për shumë vjet partitë në pushtet. Ndërkohë, dy persona janë larguar me vetdëshirë nga strukturat e partisë që para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Gjatë këtij Kuvendi, fillimisht një prej pikave të rendit të ditës ka qenë edhe dorëheqja e kryetarit Ziadin Sela, por më pas është votuar për heqjen e kësaj pike. Ndërkohë, kryetari Sela ka deklaruar se partia që ai drejton po bëhet gati për sfidat e radhës dhe se është subjekti politik me rritjen më të madhe në zgjedhjet e fundit.

“Aleanca për Shqiptarët në koalicion me Alternativën do të jenë mbrojtësi kryesor i qytetarit që është oponenca e vërtetë e të gjitha shtresave të qytetarëve. Ne do të jemi luftëtarë të pakompromis të korrupsionit dhe të krimit të cilën e kemi të instaluar në nevelet më të larta të Qeverisë, ministra e zëvendësministra, drejtorë e funksionarë, të cilët gjurmët e tyre i fshein duke djegur institucionet dhe objektet që i kanë menaxhuar”, deklaroi ndër të tjera Sela. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments