Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Ahmeti e Apasievi le t’ia krisin këngës “Enver Hoxha e tungjatjeta”

Sela: Ahmeti e Apasievi le t’ia krisin këngës “Enver Hoxha e tungjatjeta”

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela derisa komentoi përdorimin e shqipes në uniformat e policisë, uroi që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Uroj që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit, sepse në qoftë se keni parasysh ligjin, afati maksimal i implementimit të tij është viti 2019, Ligji është sjellë në 2018 në mars. Ka dy afate, 6 mujorshi i parë që nënkupton ndërrimin e të gjitha tabelave të cilat parashihen me ligjin e dygjuhësisë, dhe afati i dytë një vjeçar ishte implementimi i tërësishëm i ligjit, edhe në uniformat e policisë, po edhe në çdo institucion, dokumente etj etj. Kjo nuk është zbatuar, realisht dikush duhet të mbaj përgjegjësi për vonesën tre vjeçare. Kuptohet që gishti çdo herë drejtohet te ato të cilët i sollën vonesë 15 vjeçare sjelljes së ligjit, të cilët janë 20 vite në pushtet. Prandaj unë them se ky pushtet të mos ketë fatin e ligjit”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Ndërkohë derisa komentoi qëndrimin e kreut të së majtës, Dimitar Apasiev lidhur me dygjuhësinë në uniformat e policisë, Sela tha se Apasiev bashke me Ahmetin janë maja e komunizmit dhe bashkë le t’ia krisin këngës “Enver Hoxha e tungjatjeta”.

“Ky është elementi shtesë i PR të BDI-së dhe BDI për Apasievin, Apasievi për BDI-në. Se di se a e keni vërejt në parlament se me sa simpati dhe me përdhelje e thirrin njëri tjetrin, Raul, Kastro dhe gjithë këto sende. Sido që të jetë Apasievit e di se çka i bënë mirë, unë uroj që ai të zgjeroj horizontin e tij dhe është edukatë dhe kulturë të njohësh edhe gjuhë të huaja, Gjuha shqipe është e huaj për Apasievin, por nuk duhet të jetë gjuhë e urryer. Unë i sugjeroj që të nis një kurs për gjuhën shqipe, dhe bashkë me kursin e shqipes edhe ca leksione në çifteli, e bashkë me Ali Ahmetin le t’ia krisin këngës Enver Hoxha e tungjatjeta se të dy janë maja e komunizmit, Raula”, tha Sela./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!