Me super aplikacionin për shërbime celulare ELI po shkojmë drejt një demokratizimi revolucionar të shërbimeve publike, thotë zëvendësministri për transformim dixhital Radoslav Nastasijevic Varxhiski.
– Me këtë aplikacion do të hapet mundësia për të prezantuar ID-portofolin, versionin dixhital të letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve me të cilat qytetarët do të identifikohen gjatë përdorimit të shërbimeve dixhitale përmes telefonit të tyre celular, si dhe do të lidhet edhe me portalin e shërbimeve gov.mk – tha Varxhiski në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të BE-së, në kuadër të temës së dytë kushtuar “Tranzicionit dixhital, veçanërisht në shërbimet publike lokale dhe rajonale”.