Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSë shpejti do të dalin në opinion emrat organizatorëve të “Monstrës”

Së shpejti do të dalin në opinion emrat organizatorëve të “Monstrës”

Sipas pohimeve të Raufit, rasti “Monstra” është orkestruar dhe organizuar prej shërbimeve sekrete dhe ai pret zbardhja e tij të ndodh më së voni deri pesë seanca dëgjimore.

Edhe pas disa ditëve pas lirimit të të burgosurve në rastin “Monstra”, nuk pushojnë reagimet e partive politike. Në bisedë për “Nezavisen Vesnik”, avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha se pret që së shpejti me emër dhe mbiemër të dalin në opinion organizatorët e vërtetë të rastit “Monstra” dhe se Prokuroria Publike Speciale ka për obligim të merr këtë rast nën ingerencat e saj. Raufi sqaroi se të akuzuarit nuk janë në arrest shtëpiak, por janë të lirë me obligim të paraqiten në Gjykatë dhe mos të largohen nga Shkupi.

“Rasti “Monstra” është orkestruar dhe organizuar nga shërbimet sekrete dhe pres që i njejti të zbardhet pas pesë seancave dëgjimore. Këtë e them përshkak se pres që Prokuroria në mungesë të provave të tërhiqet. Po ashtu mendoj që motivi për montimin e këtij rasti është politik dhe shumë shpejt me emra dhe mbiemra do të dihen organizatorët e vërtetë të këtij rasti”, deklaroi Naser Raufi.

Haki Haziri i cili është një prej të akuzuarve për TV Shenja tha se drejtësia më në fund ka dalë mbi sipërfaqe dhe se për të dhe familjen e tij ka qenë shokuese ditën kur është arrestuar.

“Emocionet nuk mund të përshkruhen. Akoma jemi në shok, si në ëndërr, nuk mund të besojmë. Po ashtu ishim në shok ditën kur na arrestuan, por çdoherë kemi qenë të bindur në pafajsinë tonë dhe se drejtësia do ta thotë fjalën e fundit”, deklaroi Haki Haziri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!