Një anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së në rrethana anonime konfirmon informacionin për Alsat se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mihajllkov është përjashtuar nga partia.
Burime bën të ditur se para mbledhjes së komitetit, Mihajllkov është njoftuar përmes telefonit se çështja e tij do të diskutohet në komitet dhe se pritet vendimi për shkarkimin e tij. Ai është paraqitur në mbledhje ku vendimin për largimin e tij e ka ndjekur nga afër.
Mihajllkov ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së në kohën kur në krye të partisë ka qenë Nikolla Gruevski. Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga partia e Hristijan Mickoskit.