Friday, December 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSasho Mijallkov një hap më afër burgut?! Ja çka vendosi gjykata!

Sasho Mijallkov një hap më afër burgut?! Ja çka vendosi gjykata!

- Advertisement -

Këshilli për vlerësim të aktit të prokurorisë pranë Gjykatës Penale Shkupi-1, ka miratuar aktakuzën e PSP-së për rastin “Trezor” (Arka), në të cilin dyshohen ish-drejtori i DZK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe ish-ndihmës-ministri në MPB Nebojsha Sajkoviq.

Lënda “Trezor” ka të bëjë me krimin ekonomik për keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DZK.

Pritet që lënda t’i jepet një gjykatësit që do ta udhëheqë procedurën dhe do të caktohet afat kohor për fillimin e gjykimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!