Edhe ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallko e ka ndërruar adresën në Ohër, me çka për rastin “Perandoria” dënimin me burg prej tre vitesh do ta vuajë në burgun e Strugës që nga nesër, data 8 gusht.
“Pas njoftimit të marrë nga MPB me datën 19.07.2022, lënda me të gjitha shkresat do të kalojë në kompetencë të Gjykatës Themelore Ohër, si gjykatë kompetente vendore për procedurimin e rastit konkret, Gjykata Themelore Penale Shkup”, theksojnë nga Gjykata Penale, përcjell Struga Ekspres.
Përveç dënimit me burg, Mijallkov ka pranuar edhe një konfiskim prej gati 36 milionë eurosh.
Më herët, më 1 korrik, edhe biznesmeni i dënuar Orce Kamçev ka hyrë në burgun e Strugës, ku është dorëzuar për të vuajtur dënimin prej një viti, pasi arriti marrëveshje me Prokurorinë. Ai ka paguar edhe rreth 5 milionë euro evazion fiskal.