Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedellkov deklaroi se greva në arsim do të vazhdojë deri në arritjen e marrëveshjes që do të plotësonte kërkesat e Sinsikatës.
“Greva do të vazhdojë. Do të vazhdojë deri atëherë kur do të arrijmë marrëveshje me kompetentët për çështjet kontestuese dhe deri sa të mos nënshkruajmë marrëveshje për të njëjtat”, deklaroi sot kryetari I SASHK-ut, Jakim Nedellkov.