Derisa padrejtësisht mbahej si i dënuar me burg të përjetshëm, shpirti i tij qenka nisur për në përjetësi. Prangat e padrejtësisë, vetëm vdekja ia paska thyer. Shpirti i tij qenka liruar prej trupit, kurse trupi i tij në mungesë të shpirtit qenka liruar prej burgut. E futën dhe e mbajtën padrejtësisht, vuajti trupi në qeli e shpirti në trup, ndërsa tani lusim Zotin që ta strehojë në mëshirën e Tij, sprovat e sfilitura ia përktheftë në shpërblime të pambarimta. Edhe një herë për të satën herë me radhë, si njerëz e si komb ndihemi të turpëruar.
Zoti ia praroftë amshimin Rexhail Qerimit!