Gazetar: Miki trajkovski
Problemin me mungesën e mjekëve në repartin e fëmijëve në Ohër, ministri i ri i Shëndetësisë Bekim Sali, premton se do ta zgjidhë me rotacion të mjekëve nga një institucion tjetër shëndetësor, shkruan Alsat.
Por, nuk tregon se nga do të vinin dhe kur do të fillonin punën. Për momentin reparti në Ohër punon vetëm me një pediatër, pasi i dyti është në pushim mjekësor dhe infermierët bëjnë kujdestari pasdite.
“Jemi duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme dhe afatgjate, për të siguruar fuqizim në fushën e pediatrisë për rajonin e Ohrit. Një nga opsionet është rotacioni i stafit nga një institucion tjetër shëndetësor, për të cilin po shqyrtohen të gjitha mundësitë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
YouTube video
Derisa zyrtarët premtojnë zgjidhje tani gjysmë viti, banorët e Ohrit ia dalin ashtu siç dinë dhe munden. Pasdite, në fundjavë, në ditë festash por edhe për tu shtrirë në spital pacientët nga Ohri detyrohen të shkojnë në Strugë, ku janë gjashtë mjekë pediatër, pasi reparti i Ohrit nga e hëna në të premte funksionon vetëm si ambulantë e rregullt për ekzaminime.
“Këtu po improvizojmë. Punoj nga ora 08:00 deri në 14:00. Kemi motra që janë këtu nëse ka diçka urgjente, të reagojmë shpejt. Jemi në gatishmëri. Nëse ka diçka urgjente, do të më telefonojnë nga shtëpia. Motrat tona janë shumë me përvojë, dhe e dinë se çfarë është e vështirë dhe çfarë nuk është e vështirë”, u shpreh Orhan Zekir-pediatër.
Tani kur jemi në prag të sezonit turistik pritet që fluksi i pacientëve të jetë shumë i madh dhe kjo i tremb edhe më shumë mjekët.
“Këtu mendoj se politika ka qenë e gabuar të paktën në 15 vitet e fundit, sepse nuk është marrë parasysh se cilët persona kur dalin në pension, dhe sa duhet të dërgohen në specializim. Ohri nuk guxon të si vend turistik të jetë pa repart për fëmijë”, Theksoi Vlatko Mickoski-pediatër nga Struga.
Zekiri paralajmëron se nuk mund të llogarisin në ndihmën e specialistëve nga klinika e pediatrisë në Shkup, sepse kishin edhe te ata 15 pediatër të shquar janë para pensionimi.
E vetmja zgjidhje afatgjatë sipas mjekëve është që dy repartet e pediatrisë në Strugë dhe Ohër të bashkohen në një, dhe të vendosen në spitalin për ortopedi dhe traumatologji, Shën Erasmus./ Alsat.mk