Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSali Berisha pret në takim Bilall Kasamin, ja çfarë thotë Berisha pas...

Sali Berisha pret në takim Bilall Kasamin, ja çfarë thotë Berisha pas takimit

Kryetari i Lëvizjes BESA me vulë, Bilall Kasami sot ka realizuar një takim me ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

“Te dashur miq, sot prita në një takim të veçantë, kryetarin e Lëvizjes BESA, të Maqedonisë së Veriut, z. Bilall Kasami, të shoqëruar nga studjuesi dhe veprimtari i mirënjohur Prof. Arsim Sinani.

Në këtë takim, zoti Kasami me njohu me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, procesin e votimit të amendamenteve Kushtetuese në Parlamentin e vendit për sanksionimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, si dhe përpjekjet dhe kontributin e Lëvizjes Besa dhe partive opozitare shqiptare, për ridimensionimin në këtë proces të problemeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe identitetin e kombit shqiptar në Maqedoni.

Shpreha vlerësimin tim të madh për votimin e amendamenteve kushtetuese, rolin vendimtar të forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Qeverisë së këtij vendi, që bënë të mundur këtë votim i cili i hap rrugën Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin në NATO dhe BE, dhe i dha një përgjigje të merituar përpjekjeve bllokuese dhe destabilizuese të Rusisë dhe Serbisë në rajon.

Gjithashtu, përgëzova me këtë rast forcat politike shqiptare opozitare të Maqedonisë së Veriut, udhëheqësit e këtyre forcave, z. Bilal Kasami dhe z. Ziadin Sela, për vendosmërinë e tyre për ridimensionimin nëpërmjet negociatave të suksesshme të disa prej çështjeve thelbësore të shqiptarëve në Kushtetutën e dy vendeve, të lidhura me identitetin, shtetësinë e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me qëndrimin tuaj dhe të partisë tuaj, ju, direkt e bëtë Marrëveshjen e Prespës një marrëveshje që shpreh qartësisht më mirë interesat më të larta të qytetarëve me origjinë shqiptare, por edhe atyre me origjinë maqedonase e të tjera, të cilët duan të jetojnë të lirë e të barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Berisha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!