Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniSali Berisha për Dritan Abazoviqin: U shkarkua me të drejtë, i peshoj...

Sali Berisha për Dritan Abazoviqin: U shkarkua me të drejtë, i peshoj bishti me rëndë se sa koka

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u rrëzua nga pushteti mbrëmë, duke thënë se u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi.

Sipas Berishës, Abazoviqi bëri historinë, por se gabimi i tij fatal ishte marrëveshja me Kishën Serbe.

“Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb”, ka shkruar Berisha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!