Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të. Ky vendim u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i cili ka nënvizuar se Berisha dhe familja e tij janë të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Në njoftimin përmendet skandalet korruptive, ndërhyrjet në proceset gjyqësore dhe shpërdorimi i fondeve publike.
Berisha, sidomos në kohën si kryeministër, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij nga shpërdorimi i besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi”, tha Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
Ish kryeministri Berisha dhe as familja e tij deri në këto momente nuk kanë reaguar publikisht lidhur me vendimin e Departamentit Amerikant të Shtetit për t’i shpall të papërshtatshëm për SHBA-të. Në vitin 2019 SHBA-të shpallën “non-grata” ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish kryebashkiakut Vanush Dako dhe sih deputetit Tom Doshi.
Adrian Kerimi