Juventusi ka mbetur një hap prapa në tentim për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, pasi në shtëpi ka pësuar humbje nga Fiorentina pas një super performance të Mohammed Salah me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-1.
Juventusi e filloi takimin tejet i motivuar duke e dominuar fillimin e sfidës.
Por, qetësia në Juventus Arena u arrit vetëm pas 11 minutash lojë.
Një depërtim fantastik i bërë nga Mohammed Salah bëri që ky i fundit të lansojë një super goditje në drejtim të portës, për të bërë që epërsia t’i takojë Fiorentinas.
Në minutën e 24 Juventusi u përgjigj kur me një gol nga afërsia ishte Llorente ai që barazoi për 1-1 dhe për të kthyer shpresat Bianconere.
Juventusi vazhdimisht dominoi, por pjesa e parë përfundoi pa gola.
Me të filluar pjesa e dytë erdhi edhe goli i fitores për Fiorentinen. Pas një depërtimi, sërish i pakapshëm u tregua Salah, i cili befasoi Storarin me një goditje zhagas për të kaluar Fiorentinan për herë të dytë në epërsi (56′).
Deri në fund të ndeshjes Juventusi bëri shumë presion, por ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1Ky rezultat e favorizon shumë Fiorentinen, e cila në Artemio Franchi në ndeshjen kthyese edhe me një humbje 1-0 do të kualifikohej në finalen e Kupës së Italisë.