Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSa deputetë i ka LSDM dhe BDI pa Aleancën për Shqiptarët

Sa deputetë i ka LSDM dhe BDI pa Aleancën për Shqiptarët

Koalicioni midis LSDM dhe BDI ka siguruar 62 deputetë pa dy deputetët e ASH. Këto kalkulime dje u panë në seancën për votimin e buxhetit për 2018. LSDM 49, BDI 10, Vesel Memedi i RDK-së, Amdi Bajram i Lidhjes Rome dhe Çedomir Sazdovski deputeti i pavarur që më parë ishte nga GROM si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE kanë siguruar sërish maxhorancën prej 62 deputetëve.
Kjo maxhorancë pritet të funksionojë dhe të përbëjë koalicionin qeverisës, derisa Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës pritet të ngelet jashtë në opozitë.

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur mbrëmë se nuk arritur marrëveshje me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe se sigurisht siç tha nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, pasi që propozimet për ministra janë dërguar në Kuvend, .

Ai këtë e ka theksuar në intervistën me gazetarin Borjan Jovanovski në TV Telma, duke folur lidhur me koalicionin qeverisës.

Zaev shtoi se pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me kreun e ASH-së për ministrinë e shëndetësisë dhe këmbimin e saj me postin e zv/kryeministrit për reforma.

I pyetur se a i vjen keq që po e largon një partner që ishte krahë për krahë natën e 27 prillit, ai tha se ndjen keqardhje, por s’ka mundur të gjejë marrëveshjen dhe se për këtë ka pritur gjatë.

Kryeministri Zaev theksoi se ministri i shëndetësisë do të jetë Venko Filipçe, këshilltari i tij i deritanishëm për shëndetësi, si një ekspert por edhe specialist i njohur. Ai tha se ministrinë e shëndetësisë e kishte dhënë për shkak të Arben Taravarit si një specialist i mirënjohur në fushën e shëndetësisë.

Por nga Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë përgjigje, ndërsa Kuvendi Qendror i kësaj partie nesër do të jap vendimin final që pritet të jetë shkuarja në opozitë.

Zaev konfirmoi se propozimet për ministra i ka dërguar në Kuvend dhe se pritet miratimi i tyre. Ndërsa tha se nuk di se si do të zhvillohet puna me zv/ministrat e ASH-së dhe funksionarët e tjerë, duke nënkuptuar se pret vendimin e kësaj partie./INA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!