Profesori Ruzhdi Matoshi ka reeagur ashpër lidhur me paraqitjen e tabelave me emrin e ri të shtetit, ku shihet qartë mungesa e gjuhës shqipe.
Me poshtë ju sjellim edhe reagim e Prof.Ruzhdi Matoshit:
Sot para qeverisë i ndërruan plakat por nuk u respektua ligji i gjuhëve dhe lind pyetja pse dhe a duhet qeveria ta dënoj veten?
Një detyrë për zv.Kryeministrat, popullit nuk po i intereson a jeni të pajtueshëm apo të papajtueshëm, atje jeni për ti mbrojtur interesat e popullit.
Gjuhën Shqipe e kemi amanet!
Në institucionet nga neni 1 paragrafi (3) të këtij ligji të pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin më së paku 20% të qytetarëve në R.M. dhe alfabeti I tyre dhe atë në: komunikimin, përdorimin dhe zbatimin në të gjitha procedurat e qytetarëve para të gjitha organeve që e përbëjnë pushtetin qendrorë (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjykatat, Prokuroria publike), Gjykata Kushtetuese, Avokati I Popullit, në procesin zgjedhor, arsimor, shkencor, shëndetësor, kulturor, zbatimin e autorizimeve policore, veprimtarisë radiodifuzive, noteriatit, përmbarimit, objekteve infrastrukturore, evidentimit amë, dokumentet personal, financat, ekonomia si dhe në sferat tjera.
Neni 22
(1) Gjoba prej 4.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’ju shqiptohen organeve nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) si dhe gjitha institucioneve tjera për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.