Rusia ka ndaluar 963 amerikanë, përfshirë presidentin Joe Biden, që të hyjnë aty, raportoi Reuters të shtunën.
Njoftimi për ndalim të hyrjes në Rusi erdhi pasi Bideni nënshkroi një paketë mbështetëse me afër 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Ndalimi përfshinë Bidenin, sekretarin e shtetit Antony Blinken, dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme ruse ndaloi kryeministrin britanik bashkë me zyrtarë të tjera të lartë të Britanisë.
Në prill, ministria tha se vendimi është marrë në përgjigje të veprimit armiqësor të paprecedentë nga qeveria e Britanisë.