Ish kryetari i komunës së Gostivarit, profesori universitar Rufi Osmani ka komentuar qeverisjen e Zoran Zaevit ku ka drejtuar kritika dhe vërejtje drejt kryeministrit Zoran Zaev për mënyren se si u soll me ASH.
Osmani ka thënë se dyshon në koezistencën e tij dhe kjo duket qartë në mënyrën se si u trajtua ASH sepse të gjithë e dijnë dhe duhet ta themi publikisht që u desht gati se vikimizimi ose likuidimi i Ziadin Selës që Zaevi të formonte qeverinë.
”Sikur se Ziadin Sela mos shkonte në parlament në atë mbledhje problematike sikur se nuk shkuan Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, Zaevi nuk do të mund të zgjidhte kryetarin e parlamentit , nuk mund të zgjidhte shumicëh parlamentare si dhe nuk mund të formonte qeverinë dhe gjithë këtë sakrific të Ziadin Sela kryeministri e ktheu në të kundërtën duke nxjerrë nga qeveria ASH dhe duke zavëndësuar atë me Amdi Bajramin apo edhe me ndonjë deputet tjetër shqiptar që skanë peshë dhe kredibilitet”, ka deklaruar Pr. Dr Rufi Osmani mbëmë në tv Art.