Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të dëborës nëpër rrugë pas ndërhyrjes së shërbimeve tona kujdestare.
Reshje të borës ka në pjesët perëndimore, jugperëndimore dhe qendrore të vendit.
Ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në drejtimet rrugore Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër përmes qafës malore Presekë, Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe Resnjë – Ohër përmes qafës malore Bukovë dhe Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavato ende janë në fuqi.
Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Strazhë.
Në drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë përmes grykave malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të adaptuar sipas kushteve në rrugë.