Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRrugëdalja është Gjermania nëse nuk të punëson partia (VIDEO)

Rrugëdalja është Gjermania nëse nuk të punëson partia (VIDEO)

Rijad Mamuti para ca viteve ka diplomuar në fakultetin juridik pranë Universitetit të Tetovës. Gëzimi i tij ka qenë i madh, kurse pritjet edhe më të mëdha. Duke pritur të futet në një fazë të re jetësore, me përparësitë që sjell fakti se tani është jurist i diplomuar, Rijadi nuk ka mundur as të paramendojë se në fakt po fillon një golgotë e re për të.

Është përballur me realitetin e hidhur. Realitet ku kriteri kryesor në të shumtën e rasteve nuk është niveli i shkollimit të përfunduar, por përkatësia partiake dhe familjarizmi. Realitet ku përparësi kanë militantët e partisë dhe familjarët e funksionarëve, e jo kuadrot e mirëfillta. Ka konkurruar në 10 konkurse, por në të gjithë është refuzuar. Është i bindur se fakti që nuk është militant partiak ose nuk është familjar i ndonjë funksionari është pengesa e kryesore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments