Pas rreshjeve të mëdha të dëborës, mëngjesin e së shtunës në rrugën rajonale gjermane A2, në mes të udhëkryqit Bad Oeynhausen dhe kryqëzimit Vlotho-West, për shkak të një aksidenti është shkaktuar bllokim i rrugës.
Rreth orës 08.50, një vozitësi 47-vjeçar i një golfi nga Ludwigsfeldi i Gjermanisë, për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin mbi veturën e vet. Ai e ka goditur nja vozitës tjetër 55-vjeçar nga Hamburgu të Peugeot. Nga ana tjetër, ky i fundit është përplasur me një maune me autotarga të Bullgarisë.
Pas përplasjes, maunja e ngarkuar me material ndërtimor, ka dalur nga rruga duke shpërthyer barrierën mbrojtëse dhe duke u rrokullisur e vendosur përmbys. Vozitësi i maunës, një shtetas 57-vjeçar maqedonas dhe bashkudhëtari i vet 47-vjeçar, sipas të dhënave të zëdhënësit të ekipit të zjarrfikësve, kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital.
Në aksidentin në fjalë është shkaktuar një dëm i përgjithshëm prej rreth 200.000 eurosh. Që të tre automjetet e përfshirë në aksident, nuk kanë qenë më në gjendje për të qarkullua. Komunikacioni është zhvilluar me ndërprerje dhe devijime në korsitë tjera të rrugës, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Kolona në drejtim të Dortmundit ka arritur gjatësinë prej katër kilometrash.
Tërheqja e maunes po zhvillohet në kushte të vështira dhe do të zgjasë deri ën orët e vonshme të mbrëmjes. Me këtë rast, korsia e djathtë e rrugës do të jetë e bllokuar. (Shtegu.com)