Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRrogat në shëndetësi do të rriten për 10%

Rrogat në shëndetësi do të rriten për 10%

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot zhvilloi takim me përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor në shëndetësinë publike.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10 për qind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive.

“Kjo është rritja e dytë e pagave për punonjësit e shëndetësisë këtë vit. Angazhimi ynë është që të kemi punëtorë shëndetësorë të motivuar të cilët punojnë me përkushtim dhe ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët”, theksoi ministri Mexhiti.

Marrëveshjet kolektive individuale do të lidhen me Sindikatat e Pavarura të Punonjësve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe institucionet e tjera shëndetësore publike në vend.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!