Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,22% në raport me vendimin e datës 25.3.2022, transmeton Alsat.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të naftës EURODIZEL (D-E V) rriten për 1,50 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 83,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 85,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E v) është 87,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër, Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU, rritet për 1,140 den/kg kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) është 84,00 den/litër, ndërsa i Mazutit М-1 SU është 57,347 den/kg.
Nga data 29.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër) Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 85,50 (denarë/litër) Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 87,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 57,347 (denarë/kilogram).