Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniRritet numri i viktimave nga aksidenti me autobus në autostradën kroate

Rritet numri i viktimave nga aksidenti me autobus në autostradën kroate

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën në drejtim të Zagrebit.

Po ashtu dhjetëra pasagjerë janë lënduar dhe të njëjtit janë transportuar në spitalet e zonës përreth.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kroaci, Davor Bozhinoviq, ka deklaruar se ka ndodhur një aksident i tmerrshëm trafiku dhe se për këtë kanë marrë informacion nga një shtetas polak në autobus.

“11 persona kanë vdekur, 32 persona janë pranuar në spitalet në Varazhdin, Zagreb dhe Çakovec. Një person tjetër ka vdekur i cili është dërguar për trajtim spitalor”.

“Ka shumë pasagjerë me trauma të rënda dhe të shumëfishta, kjo është diçka që duhet ta kemi parasysh. Kam folur me zëvendëskryeministrin Medved, ai foli me kryeministrin polak dhe i shprehu ngushëllimet e tij personalisht dhe familjeve”, tha ai në konferencë për media, shkruan Dnevnik, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se autobusi, që ishte me targa polake, ishte nisur nga një vend afër Varshavës dhe në të po udhëtonin një grup që planifikonte të shkonte në pelegrinazh në Megjugorje.

Bozhinoviq ka thënë se në autobus ishin 53 persona, derisa thotë se nga ajo që dinë deri tash në mesin e pasaregjëve nuk kishte asnjë fëmijë.

“Sipas asaj që u tha nga njerëzit në terren në autobus nuk kishte fëmijë, por kjo është e vështirë të konfirmohet publikisht tani. Në mesin e pacientëve në spitalet dhe atyre që u identifikuan si viktima në vendngjarje nuk kishte fëmijë”.

Autobusi me targa polake ka dalë nga autostrada duke e shkaktuar kështu këtë aksident të rëndë, derisa shkaqet se pse ka ndodhur kjo akoma nuk dihen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!