Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRritet interesi për vaksinim, dy doza të vaksinës kanë marrë 439 mijë...

Rritet interesi për vaksinim, dy doza të vaksinës kanë marrë 439 mijë qytetarë

Dukshëm është rritur interesi për vaksinim nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë dhe thekson se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër shtet edhe në terren në vende më të vogla dhe zonat rurale.

Në konkludim me ditën e djeshme, vaksinë kanë pranuar gjithsej 543,597, janë rivaksunar 439,048, ndërsa 982,645 doza u aplikuan. Dje janë vaksinuar 17,679 qytetarë, ndërsa 8030 e morën dozën e parë.

Ministria informon se sipas numrave të fundit, të paktën një dozë vaksine deri më tani kanë marrë 66 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 63 përqind mbi moshën 65 vjeç, 59 përqind e njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe 48 përqind e njerëzve mbi moshën 50 vjeç.

Qytetarët mund të vaksinohen pa takim në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Takimet kërkohen vetëm për të miturit nga 12 deri në 17 vjeç në faqen e internetit vakcinacija.mk. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim.

Ministria e Shëndetësisë përmend se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

“Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet një formë e rëndë e sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, si dhe rezultatin fatal”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments