Nga mesnata në ora 00:01 do të rritet çmimi i naftës dhe benzinës.
Çmimi i benzinës shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 89, pêrkatësisht 91.5 denarë për litër.
Çmimi i naftës rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtojë 93.5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit ulet për rreth 1 denarë për kilogram. Kursi i denarit, kundrejt dollarit në periudhën e kaluar është më i lartë për 0,485%./Alsat.mk