Komisioni Rregullator për Energjetikë kanë njoftuar se nga sonte do të rritet çmimi i lëndëve djegëse.
Benzina tani do të kushtojë për 0,5 denarë më shtrenjtë, derisa nafta ngelët e pandryshuar.
Në përputhje me metodologjinë e KRE-së, sonte nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten përafërsisht për 1%.
Me çka EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 0,5 denarë gjegjësisht 1 denarë, dhe një litër do të kushtojë 62.50 denarë gjegjësisht 64,50 denarë.
Çmimet e EURODIZELIT do të ngelin të pandryshuara dhe do të vazhdojë një litër naftë të kushtojë 60 denarë.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesanta dhe do të vlejnë dy javë.