Në burgun e “Shutkës” në Shkup ka ndodhur një zënkë brutale, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Petrov, një ndër të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Zënka ka ndodhur në qelinë C24 ku edhe po vuan dënimin Kosta Petrov. Sipas informatave jo zyrtare që ka arritur Pa Censurë, deri tek sulmi ka ardhur, pasi Petrov ka vazhduar të flet për kënaqësinë që ndjen për dhunën e ushtruar ndaj Ziadin Selës, ku mes tjerash ka thënë se i ruan me fanatizëm këpucët e tij me gjakun e liderit të ASH-së, në ato monete janë revoltuar dy të dënuarit tjerë dhe kanë sulmuar Petrovin.
Aktualisht Petrov është në gjendje stabile, ku nga dy të dënuarit që e kanë sulmuar është kërkuar përgjegjësi.
Kujtojmë se në lidhje me dhunën në Kuvend kur dhjetëra deputet dhe gazetarë u lënduan, nëntë persona u dënuan me dënim të kushtëzuar ndërsa me burg prej 4 viteve u dënua sulmuesi i deputetes së atëhershme Radmilla Sheqerinskës. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion,
ka përgatitur edhe akuzë me të cilën janë përfshirë 28 persona të cilët akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërsa mes tyre janë edhe deputet të VMRO-DPMNE-së.
Teksa një ndër sulmuesit e selës që u identifikua është edhe Kosta Petrov i cili vazhdimisht ka provokuar për kënaqësinë që ka ndjerë gjatë sulmi. Ai një profil e tij në Facebook është shprehur krenar për rrahjen brutale që e ka ushtruar ndaj liderit të LR-PDSh-së, Ziadin Selës.
“Ndjenja kur brutalisht e ke Ziadin Selën me grushta në kokë, e pa përshkruar! Shtriju poshtë shkërdhatë shqiptare”, ka shkruar Kosta Delov, i dyshuari kryesor për rrahjen e Selës dhe Zoran Zaevit./PaCensurë