Aeroporti pranë Montpellier, në jug të Francës, u mbyll dje për një periudhë të pacaktuar pasi një avion mallrash u rrëzua.
Tre persona brenda Boeing 737 u shpëtuan dhe nuk pësuan asnjë lëndim, raporton AP.
Sipas autoriteteve rajonale incidenti ndodhi para agimit të së shtunës.Aeroporti është i mbyllur për fluturimet e pasagjerëve dhe mallrave derisa avioni të zhvendoset. Aksidenti është nën hetim.