Aeroplani i tipit Boeing 737, ka pësuar një aksident gjatë kohës sa po tentonte të ateronte në bazën ushtarake Jacksonville, të Floridas.Të gjithë 136 pasagjerët, fatmirësisht kanë arritur që të shpëtojnë, për shkak se rënia ka qenë e lehtë dhe mbi të gjitha në lum, raporton Euro News.21 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital, thonë autoritetet.
Aeroplani që po udhëtonte nga ishulli i Kubës, më 136 pasagjerë dhe me shtatë anëtarë të kompanisë, ka tentuar që të aterojë në Jacksonville, por pilotit i ka dalë nga dora, dhe e ka humbur kontrollin.“Aeroplani nuk ka pasuar dëmtime të mëdha.
Të gjithë janë mirë dhe janë numëruar” tha sherifi i rajonit të Jackonsville përmes Twitterit.Prokurorja Cheryl Bormann, i cili ishte edhe pasagjere në aeroplan, tha për CNN se aeroplani bëri një ulje “shumë të vështirë” për shkak të vetëtimave të shumta.
“Ne ateruam, aeroplani e goditi tokën dhe kërceu, ishte e qartë se piloti nuk kishte kontroll të plotë mbi aeroplanin” tha ajo, duke shtuar se ishte një eksperiencë tmerruese.Hetuesit po e hetojnë rastin si një aksident, thuhet në deklaratën e policisë.