Mbi pesha e tepërt ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike që ,mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm. Cilësohet si një nga shkaqet kryesore që ndihmon në zhvillimin e keq të trupit dhe shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.
Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi.
Në këtë artikull ju tregojmë se çfarë sëmundjet provokon në organizëm obeziteti dhe ta parandaloni atë. Ndiqni më poshtë me kujdes të gjitha këshillat dhe informacionet lidhur me këtë sëmundje.
Çfarë Shkakton Obeziteti
Sipas mjekëve një ndër faktorët kryesorë që kërcënon jetën e të gjithë njerëzve sot është shtimi pa kontroll në peshë. Kjo sepse dëmton shumë funksione të organizmit duke sforcuar edhe organet e brendshme. Ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
Presioni i lartë i gjakut
Diabeti
Sëmundjet kancerogjene
Vështirësi në frymëmarrje
Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.
Si ta parandaloni?
Mjekët japin disa përgjigje përsa i përket mënyrës se si obeziteti dhe pesha e tepërt zhvillohen.Faktori kryesor është stili i gabuar i jetesës i bazuar në një kombinim jo i shëndetshëm ushqimesh dhe aktivitetesh fizike. Nëse konsumoni më shumë kalori se sa trupi ka nevojë dhe nuk arrini t’i digjni ato duke u marrë me sport, atëherë me shumë mundësi do të prekeni nga obeziteti. Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që e shkakton atë është edhe gjenetika.
Fëmijët me prindër mbipeshë apo obezë kanë shumë shanse të preken nga kjo sëmundje gjithashtu. Këtu nuk përfshihet vetëm stili i jetesës, por edhe hormone të cilat rregullojnë peshën ideale të trupit. Në shumë raste sipas mjekëve personat mbi peshë e zhvillojnë këtë gjendje në trupin e tyre edhe për shkak të faktorëve psikologjikë. Këtu përfshihet të ngrënit emocional ku trupi merr më shumë kalori nga sa ka nevojë.
Mjekët sugjerojnë të balanconi një dietë të shëndetëshme ku përfshihen frutat dhe perimet. Nëse keni të dhëna familjare rreth kësaj sëmundje kujdesi duhet të jetë shumë më i madh. Ku përfshihen aktivitetet sportive 2-3 herë në javë apo ecjet në natyrë. Ndaj mundohuni të qëndroni gjithnjë brenda normave të caktuara për të parandaluar një sërë sëmundjesh të rrezikshme./AgroWeb