Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaRreth 2 mijë shqiptarë janë në Ushtrinë e Zvicrës

Rreth 2 mijë shqiptarë janë në Ushtrinë e Zvicrës

Janë me mijëra shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës. Deri tani nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Zvicrës. Shifrat jozyrtare që qarkullojnë nëpër kuluaret e instituteve dhe medieve zvicerane thonë se rreth 2 mijë shqiptarë sot mund të jenë pjesë efektive e ushtrisë së këtij vendi. Por, asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë, sepse përgjigja zyrtare e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj apo bëhet fjalë për ushtri “multietnike”. Këtë e ka deklaruar në një deklaratë të fundit edhe zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Christoph Brunner, duke theksuar qartë se “në ushtrinë zvicerane ka vetëm zviceranë”.

Kjo deklaratë lë për të nënkuptuar faktin se të huajt konsiderohen shtetas zviceranë dhe assesi nuk bëhen ndarje. Shqiptarët e përcaktuar si zviceranë, ashtu siç janë shquar edhe gjatë historisë, janë të dalluar në nivelet e larta të kryerjes së detyrave dhe janë shembull pozitiv në këtë drejtim. Por ata janë të avancuar edhe në detyra dhe hierarki të larta, ku kemi edhe oficerë dhe ushtarakë me përgjegjësi të larta ushtarake. Në mesin e këtyre është Kastriot Asani, oficer në ushtrinë zvicerane, i cili po ecën drejt rrugës së avancimit. Po ashtu edhe Jetlira Avdili ishte shqiptarja krenare e rreshtuar në ushtrinë zvicerane, e cila një vit më parë pushtoi mediet zvicerane dhe ndërkombëtare, për përkushtimin e saj si ushtare e dalluar dhe ndjenjat si një zvicerane, por pa harruar edhe prejardhjen dhe traditën e saj si shqiptare. Në pjesë e mirë e ushtarëve shqiptarë në radhët e kësaj ushtrie janë edhe pjesë e misioneve ndërkombëtare paqësore, të cilët kryejnë detyra të rëndësishme dhe udhëheqëse. Ata janë gati në çdo kazermë ushtarake, por numri më i madh dhe më i dalluar është në kazermën “Schëyz chüechlibunker” në Shëyz, ku mund të takosh dhjetëra shqiptarë. Bëhet fjalë për gjeneratën e re të mërgimtarëve, të cilët janë lindur dhe integruar tërësisht në Zvicër.

Ushtria me shtetas (emigrantë) zviceranë

Sa i përket të huajve/emigrantëve, ndaj tyre kontrollohen gjëra të shumta, e në veçanti prejardhja e tyre, aktivitetet fetare, etj. Ndaj tyre ndërmerren teste te ndryshme psikologjike gjatë rekrutimit. Sipas një studimi të Institutit Zviceran ETH në Cyrih (ETH Zurich), mbi 25 për qind e rekrutëve janë me prindër të huaj. Por këto statistika megjithatë nuk i pengojnë zviceranët. Sipas një ankete që bazohej në studimin e ETH, 85 për qind e zviceranëve pranojnë realitetin multietnik të ushtrisë së tyre, 71 për qind besojnë se emigrantët duhet integruar në ushtri, ndërsa vetëm 13 për qind kanë vlerësuar se ushtarët me origjinë të huaj janë rrezik për sigurinë. Ushtria zvicerane është një armatë e drejtuar nga dhe kreu i ushtrisë që zgjidhet nga Këshilli Federal. Ushtria zvicerane ka rreth 150.000 ushtarë aktivë, dhe afër 32.000 rezervistë. Mosha e këtyre ushtarëve është nga 18 deri në 33 vjec. Buxheti ushtarak është tejet i madh ( në vitin 2013, ushtria zvicerane kishte buxhetin prej 4,4 miliardë franga. Detyrat themelore të kësaj ushtrie janë: pengimi i luftës, mbrojtja e shtetit, mbajtja e paqes në nivelin ndërkombëtar, mbrojtja e shtettit nga rreziqet (qofte edhe ato virtuale, ekstremiste etj), si dhe ndihma nga katastrofat në brendësi të shtetit dhe jashtë shtetit.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!