Është rritur gati dy herë më shumë niveli i lumit Vardar në Jegunovc dhe në Zajçev Rid.
Të dhënat e Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike tregojnë se Vardari ka nivel të lartë të ujit edhe në Veles edhe në Demir Kapi, ndërsa janë rritur edhe nivelet e ujërave në Pçinja, Banjën e Katllanovës dhe Makedonski Brod.
Ndërsa nivelet e ujërave të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në suaza të mesatares.